Tre zëvendësministrat e rinj të emëruar nga Kurti sot (EMRAT)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon me emërimin e zëvendësministrave të rinj në dikastere të ndryshme qeveritare.

Sot Kurti ka emëruar edhe tre zëvendësministra të rinj, dy zëvendësministre dhe një zëvendësministër, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Daulina Gashi do të jetë zëvendëse në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kurse Dafin Gexha në atë të Shëndetësisë.

Kurse zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë Kreshnik Ahmeti.

Kështu ka njoftuar qeveria e Kosovës përmes një komunikate zyrtare./Veriu.info/