Trendafilova vjen nesër, jep lajmin e “nxehtë” për specialen

Gjatë javës së kaluar është bërë e ditur se Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, do të vizitojnë Kosovën përgjatë këtyre ditëve.

Indeksonline mëson sot se Trendafilova do të arrijë në Kosovë më datën 22 nëntor, pra ditën e nesërme.

Trëndafilova me këtë rast do të ketë takime dypalëshe të rëndësishme me zyrtarë dhe organizata shtetërore.

“Më 23 nëntor, Kryetare Trendafilova do të mbajë një fjalë në një veprimtari informuese dhe ndërgjegjësuese për organizatat e shoqërisë civile të cilat do t’i informojë për të rejat më të fundit në lidhje me veprimtarinë e Dhomave të Specializuara”, është thënë në një përgjigje për Indeksonline nga Zyra për Informim e Gjykatës Speciale.

Gjithashtu duhet cekur se kjo është vizita e parë në Kosovë e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, saktësisht gjykatëses Ekaterina Trendafilova.

E rreth kësaj vizitë ditë më parë janë deklaruar edhe avokatët kosovarë, të cilat kanë cilësuar se vizita e saj nuk është e rastësishme dhe ka një mesazh në vete.

Madje kjo vizitë sipas tyre është pikërisht për të bërë të ditur se ka afruar koha e fillimit të veprimeve konkrete nga Gjykata Speciale.

SHPËRNDAJE