Trendët pranverorë që do të vishen gjatë verës

Numërimi për së prapthi për motin e ngrohtë ka filluar dhe zyrtarisht gardërobën verore e kemi në mendje. Në vijim ju paraqesim trendët pranverorë të pistave që në jetën reale mund t’i vishni gjatë stinës së verës, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

VIJAT

Fustanet me vija gjeometrike dhe me ngjyra të ndritshme mund të dërgojnë një porosi të fortë në veshjen e kësaj vere.

Image

MË TË NDRITSHME SE DIELLI

Kanalizojeni Beyoncé-n tuaj të brendshme në një fustan limonadë. Qoftë me rrudha, me kraharorin ashtë apo fustan/këmishë klasike, e verdha po bën një rikthim të guximshëm me kohë për verë.

Image

NGUSHTIMI I BELIT

Korsetë kanë bërë një rikthim të madh këtë sezon, duke u shfaqur nëpër pista në ngjyra të ndryshme, cilësi dhe materiale. Për verë përcaktohuni për materiale më të lehta, me korsetë si fustan veror apo me një këmishë të madhe.

Image

FUQIA E LULEVE

Përderisa lulet kurrë nuk dalin nga moda, detajet retro me lule nga koka e deri te thembrat janë më të guximshme se kurrë më parë. Kujtoni të gjashtëdhjetat dhe të shtatëdhjetat, fustane dhe gjithçka tjetër, inspirim nga lulet.

Image

KTHIMI I BYZYLYKËVE TË KËMBËS

Byzylykët e këmbëve janë duke bërë një rikthim me freskim të lehtë. Te “Hermès” modelet kishin mbështjellë byzylykë disa herë në kyçin e tyre, për të arritur një efekt më të fortë prej një vajze dhe është e lehtë që edhe ju ta arrini këtë vetvetiu.

Image

THUAJE ME ZË

Lini bluzën tuaj të flasë. Sloganet kanë mbizotëruar në pistat për pranverën e vitit 2017 nga këmishët dhe bluzat e “Dior”, që u theksuan në ‘Javën e Modës’ në Londër.

Image

MBULESAT E REJA

Hiqni qafe mbështjellësit e trashë dhe tentoni me triko, pelerina, si mbulesa kur shkoni në plazh.

Image

PINK SHOKUESE

Pasi që pink kishte një pushim të merituar, nuancat e guximshme nga bukuroshet e Instagram-it, që janë në qendër të vëmendjes për pranverë dhe verë. Mendoni për ngjyrën fuksia, mjedër dhe pink përvëlues.

SHPËRNDAJE