Trendi më i bukur i aksesorëve pranverorë

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Për një gjë të gjithë entuziastët e modës janë dakord, se mund të bëni një veshje nga aksesorët. Andaj edhe jemi duke shkruar këtë kolumnë, duke përmbledhur të gjitha shtesat dhe stilet për të cilat duhet të jeni të informuara. Nga veshjet për punë e deri tek momentet e veçanta, aksesorët mund të bëjnë një veshje të thjeshtë të duket hyjnore.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kur për herë të parë pamë një qafore më guaska në pistën e Pradas, ishim në fillim të pavendosur. Guaskat e detit na kujtonë shumë momente dhe personazhe nga ekrani andaj edhe jemi të hapur për aksesorin”detar”. Mos të harrojmë se Prada na ka sjellur prap trikotë, pantallonat nga kadifeja dhe rripat për korse andaj edhe u themi se guaskat do të jenë trendi më i madh i kësaj pranvere.

Edhe MatchesFashion ka shpallur guaskat si një nga trendet më të mëdha për këtë sezonë. Personat me ndikim në modë si Leandra Medin dhe Aleksa Çung vetëse janë duke i mbajtur guaskat në qafë. Çelësi i mbajtjes së guaskave është të shmangeni nga çdo gjë e lirë dhe me pamje plastiku. Do të dëshironit të kërkoni guaska deliakte dhe që duken të kushtrueshme, qoftë ngjyrë ari apo argjendi. Deri në qershor, ky trend do të jetë kudo.

Leandra Medin dhe Kejt Foli janë duke mbajtur “gaforre me pergamenë” ngjyrë ari nga njëri prej brendeve më të reja, Tohum. “Jam duke punuar me materiale të ndryshme natyrore ndërsa guaskat gjithmonë më kanë mahnitur” thotë dizajnuesja e Tohum, Verda Alaton. “ Dëshiroja që ti mvesh me ar që të duken më femërore dhe të kenë ngrohtësi. Unë jam një udhëtuese e shpeshtë në Afrikë, e veçanërisht në Afrikën Perëndimor, ku guaskat janë një simbol i prosperitetit dhe fatit të mirë. Mua më intrigojnë pasiqë janë dizajne të mrekullueshme të natyrës” thotë ajo./femra.net/

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE