Trepça 89 bënë rikthimin e çmendur, e mposht Ballkanin 4:3

Ekipi i futbollit “Trepça 89” ka arritur të bëjë të pamundurën. Në lojën e sotme me KF “Ballkanin” ky ekip ka rikthyer lojën nga rezultati 0:3 në rezultat 4:3 në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ekipi i KF “Ballkanit” është mundur nga djemtë e skuadrës së trejnerit Shpëtim Idrizi, ani pse aktualisht mbajnë pozitën e liderit të Superligës së Kosovës.

Ky rikthim i rezultatit ka qenë i papritur si diçka që ndodhë shumë rrallë në futbollin kosovarë.

Pjesa e parë e ndeshjes kishte përfunduar 0:1 në favor të Ballkanit, gjersa në minutën e 75-të të lojës kanë arritur në rezultat 2:3.

“Trepça 89” ka barazuar për 3:3 në minutën e 89, 1 minut para mbarimit të ndeshjes. Ndërsa goditjen e fundit për 4:3 “Trepça 89” e bëri në minutat shtesë, duke e mundur kështu liderin e Superligës, Ballkanin.