Trepça ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet e Kosovës

Shkruan: Burim Istrefi

Dje Gjuriq, sot Rakiq e pse jo nesër edhe Vuçiq japin deklarata se nuk heqin dorë lehtë nga Miniera Trepça.

Nuk me habisin aspak deklaratat e tyre sepse ata sikur se ja din vlerën këtij gjiganti Metalurgjik, prandaj edhe japin deklarata te tilla, për t’u çuditur është fakti qe askush nga skena politike e këtij vendi nuk bënë as reagimin më të vogël kundër këtyre deklaratave.

Por as ky fakt dhe kjo heshtje nuk më habit, sepse këta ndoshta edhe janë marrë vesh në Bruksel apo ku do qoftë me këta Gjuriqa e Rakiqa, ose ose ndoshta kjo skenë politike në Kosovë nuk e dinë vlerën dhe rëndësinë e këtij gjiganti.

Por nëse nuk e din këtë vlerë ju a kujtojmë sloganin e famshëm të viteve 90-ta të minatorëve “Trepça prodhon, Beogradi ndërton”, ku për këte slogan shumë persona u ndiqen e shumë edhe u burgosen.

Jemi të vetëdijshëm se preokupimi kryesor i skenës politike kosovare është se kush në cilën ulëse do te ulet dhe jo hallet dhe problemet e qytetarëve të keti vendi e as deklaratat e të lartcekurve.

Mirëpo, le ta dinë të gjithë se nëse askush tjetër, ne klasa punëtore si çdo herë do te dalim në mbrojtje të Minierës kundër kujdo qoftë, për interesat e puntorëve dhe të vendit, ashtu siç e kanë dëshmuar Minatorët edhe më parë.

 (Autori është inxhinier i Trepçës)
SHPËRNDAJE