Tri vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

Kryeministri i vendit Ramush Hardinaj ka bërë të ditur vendimet që janë marrë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Hardinaj është shprehur për një ambient të mirë dhe edukim cilësor për fëmijët e Kosovës.

Ndër të tjerash Haradinaj ka cekur disa prej vendimeve të marra që shihen si nënshkrime të marrëveshjeve përfituese për vendin teksa ka theksuar se Kosova po bëhet, ditë pas dite. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Ndryshe në mbledhjen e sotme të Qeverisë, fjalë rasti ka mbajtur edhe presidenti, Hashim Thaçi i cili ka folur për sfidat dhe të arriturat e vendit.

Ky është postimi i plotë:

Ambient më i mirë dhe edukim më cilësor për fëmijët tanë.

Sot, në Mbledhjen e Qeverisë, kemi marrë vendim:

– Nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e edukimit Erasmus plus dhe kështu dhjetëra të rinjve tanë t’i hapet rruga për edukim jashtë vendit

-Nënshkrimin e marrëveshjes me Dukatin e Madh të Luksemburgut, projekt ky zhvillimor nga i cili Kosova përfiton asistencë prej 2 milionë euro dhe që i ndihmon vendit në rrugën e tij integruese

– Përfitimi i grantit prej 4 milionë euro për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta, blerja e pajisjeve, makinerive dhe kontenierëve dhe gjithashtu grant prej 1 milion e 466 mijë euro për studimin e fizibilitetit për Menaxhimin e Mbeturinave, hap i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja në këtë fushë

Kosova po bëhet, ditë pas dite!

RH