Ekzistenca e një grupi të quajtur “Illuminati”, prej kohësh qarkullon në rrjet, ku jo të paktë janë personat që e besojnë ekzistencën e tyre.
Një ndër ta duket se është edhe ish-ministri i Mbrojtjes i Kanadasë Paul Hellyer i cili thotë se Iluminati është i vërtetë dhe drejton botën në mënyrë sekrete, duke përfituar miliarda nga industria e naftës.
Sipas 94-vjeçarit, anëtarët e Iluminatit vazhdojnë të bëjnë luftëra të panevojshme nëpër botë duke përfituar shuma të mëdha parash. (Kliko mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)
Ai këmbëngul se ky grup sekret ka në posedim teknologji shumë të avancuar që është në gjendje të ndikuar në efektet e ndryshimeve klimaterike.
Në fakt, Hellyer bëhet kështu i vetmi politikan i lartë që mbështet teoritë konspirative, shkruan “The Sun”.
Më herët, edhe historiani i shquar britanik, Nial Fergusson, ka pretenduar vazhdimisht se bota drejtohej nga një sekt i fshehtë, që ndikon ekonominë globale.