Tronditëse! Këto janë pamjet e pacientes në QKUK që i mbetën organet jashtë (Foto +18)

Lexues të Periskopit kanë dërguar disa fotografi të pacientes së QKUK-së, e cila ka raportuar se në mungesë të një fashe në spital, i kanë mbetur organet jashtë.

Për një rrjetë, çmimi i së cilës sillet vetëm rreth 1 mijë e 200 euro, një gruaje organet e brendshme i kanë mbetur jashtë.

Pacientja (emrin e së cilës e di Gazeta) është e shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale. Pamjet që janë shfaqur në një grup të mbyllur të rrjetit social Facebook ku bëhet thirrje për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për këtë pajisje, shpërfaqin gjendjen momentale të pacientes. *Vërejtje: Pamje të rënda!

Siç merr vesh Koha Ditore, përgjegjësinë për blerjen e këtyre rrjetave e ka Ministria e Shëndetësisë. Rrjeta sipas çmimeve të tregut ka vlerën e rreth 1200 eurove. Ato që i posedon QKUK-ja janë më të vogla dhe nuk mund ta përthekojnë plagën që e ka hapur kjo paciente.

Koha Ditore ka kontaktuar me drejtorin e QKUK-së, Basri Sejdiu. Pas interesimit të gazetës, ai ka thënë se ka biseduar me mjekët e Klinikës, të cilët i kanë thënë se “për shkak të infeksionit që ka plaga nuk mund të mbyllet, pasi që është lënë që në atë mënyrë të kullojë”.

Ai ka pranuar që QKUK-ja momentalisht nuk posedon me rrjetën e nevojshme për të cilën kjo paciente ka nevojë dhe po kërkon mjete përmes Facebookut. Megjithatë, ai ka thënë se në rast se plaga shërohet dhe është e gatshme për t’u mbyllur ata do të sigurojnë këtë rrjetë. Ministria e Shëndetësisë e ka për obligim që të rimbursojë shumën e materialeve për të cilat nuk ka tender të rregullt por që janë materiale për përdorim spitalor.

Nga ana tjetër, dy kirurgë të cilët punojnë në QKUK, në kushte anonimiteti i kanë thënë Gazetës se “plaga nuk është mbyllur për shkak të mungesës së materialit”.

>Shih fotot e dërguara nga lexues:

SHPËRNDAJE