Tronditet Kombëtarja polake, 8 futbollistë të saj prekën nga një sëmundje epidemike

Polonia është goditur nga një sëmundje epidemike, e cila i ka prekur edhe dy sulmuesit kryesor të saj Krzysztof Piatek dhe Arkadiusz Milik, që ka ngritur shqetësime në kampion polak pasi Fabian Ruiz u diagnostikua me gripin e derrit.

Kombëtarja polake do të ketë mungesa të mëdha për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 kundër Letonisë, pas fitores kundër Austrisë në udhëtim.

“Në ekip ka rënë një epidemi dhe i pari që pati probleme para ndeshjes me Austrinë ishte Arkadiusz Milik”, shpjegoi trajneri i Polonisë Jerzy Brzeczek.

“Mbase diçka nuk shkonte me kondicionerin e ajrit në hotelin në Vjenë, sepse shumë lojtarë patën simptomat e njëjta më pas”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE