Tronditet Prishtina, vdes 17 vjeçari i therur me thikë

Policia e konfirmoi vdekjen e të riut 17 vjeçar në Prishtinë si pasojë e plagëve të marra me thikë.

“Rreth orës 22:00 jemi njoftuar nga QKUK se personi nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra nga arma e ftohtë- thikë, dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

Më herët policia konfirmoi për një rast të therjes më thikë në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10.(Shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

SHPËRNDAJE