Tronditet Suhareka, dy vrasje brenda pak orësh

Në fshatin Studenqan raportohet edhe për një vrasje të një personi.

Ndonëse nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje mësohet se ato janë familjare.

Rastin e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një vrasje në fshatin Studenqan. Më shumë nuk dimë, për këto dy vrasje që kanë ndodhur sot në Suharekë do të mbahet një konferencë e Policisë në Prishtinë”, tha Gashi për KosovaPress.

Pak më herët është raportuar për vrasjen e një 30 vjeçari në këtë komunë e cila ishte kryer në një lokal të lojërave të fatit.

Nga kjo vrasje dyshohet se vëllau ka vrarë vëllanë.

SHPËRNDAJE