Tronditet Turqia, tërmeti me magnitudë 6.8 shemb ndërtesat (Pamje)

Qyteti Elazığ në lindje të Turqisë është goditur nga një tërmet me fuqi prej 6.8 ballë sipas Rihterit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti është regjistruar me magnitude prej 6.8 ballë në distriktin Sivrice të qytetit Elazığ rreth orës 20.55 sipas orës lokale.

Pas goditjes kryesore janë regjistruar edhe 2 lëkundje të tjera njëra me magnitudë 5.4 dhe tjetra 3.3.
Tërmeti është ndier deri në Siri dhe Irak.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha se deri tani nuk ka janë raportuar viktima ndërsa 2 persona janë lënduar. Ai pranoi se disa godina janë shembur ose kanë pësuar dëmtime të rënda.

SHPËRNDAJE