Trump dëshiron publikimin e të gjitha dosjeve për t’i dhënë fund teorive të konspiracionit

Pas deklasifikimit të kufizuar të dosjeve në lidhje me vrasjen e ish-Presidentit John F. Kennedy, Presidenti Donald Trump shkroi të premten se një publikim i plotë është shumë afër, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

“Pas konsultimeve strikte me Gjeneralin Kelly, CIA-n dhe agjencitë e tjera, unë do të publikoj të gjitha dosjet e JFK përveç emrave dhe adresave të çdo personi të përmendur që ende jeton. Unë po e bëj këtë për arsye të zbulimit të plotë, transparencës dhe për t’i pushuar njëherë e përgjithmonë teoritë e konspiracionit” shkruajti Trump në Tëitterin e tij zyrtar./Periskopi/

SHPËRNDAJE