Trump jep premtimin: Vaksina anti-Covid del para fundvitit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se vaksina apo ilaçi për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus do të jetë në dispozicion para fundvitit.

“Dua të falënderojë shkencëtarët dhe hulumtuesit në të gjithë vendin dhe botën, të cilët funksionojnë si pararojë e përpjekjes sonë historike për të zhvilluar dhe dërguar në mënyrë të shpejtë trajtimet, e përfundimisht edhe vaksinën kundër Covid-19”, deklaroi presidenti i SHBA-ve në një event të mbajtur më 4 korrik, shkruajnë mediet amerikane.

“Ka më se të ngjarë që të kemi një treapi apo një vaksinë kundër koronavirusit shumë më herët sesa fundi i vitit”, shtoi tutje i pari i vendit.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në vend, Dr. Anthony Fauci, tha këtë javë që vaksinat potenciale kundër COVID-19 do të hyjnë në studime klinike të fazës së vonë deri në fund të muajit, derisa të tjerat do fillojnë në gusht, shtator dhe tetor.

Lajmi vjen ndërsa Moderna Inc, e cila është në ballë të përpjekjeve të vendit për zhvillimin e vaksinave, përsëriti më herët gjatë ditës se do fillojnë testimin e 30 mijë personave këtë muaj.

SHPËRNDAJE