Trump thotë se ndali vrasjet mes Kosovës dhe Serbisë, por ja çka thonë në Kosovë?

Presidenti i 45 i SHBA-ve, Donald Trump, përsëriti se ndaluan vrasjet mes Kosovës e Serbisë.

Mijëra votues të tij u mblodhën në aeroportin e Harrisburgut në shtetin e Pensilvanisë.

Të shtunën mbrëma, ky ishte vendi ku presidenti Amerikan, Donald Trump, mbajti tubimin elektoral për zgjedhjet presidneciale në SHBA.

Por sikur në fushatën që e mbajti në Karolinën e Veriut, edhe këtu Trump nuk e la pa e përmendur Kosovën duke e cilësuar si sukses arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në zyrën e tij.

Ndonëse lufta mes dy vendeve ka përfunuduar para dy dekadash, Presidenti Trump tha është i lumtur që me këtë marrëveshje ndaloi vrasjet në Kosovë e Serbi.

“Ata po e vrisnin njëri tjetrin për shumë vite. Nuk shkojnë mirë me njëri- tjetrin. Janë sikur palestinezët dhe Izraeli. Dhe u thashë atyre ‘Pse po luftoni dhe vrisni njëri tjetrin’. Ata kanë shumë dallime, duke përfshirë edhe dallimet fetare, po besoj. U thashë ‘Çfarë po bëni’, dhe ne kemi marrëdhëniet tregtare me dyja palët, kështu që kemi fuqi.”, tha Donald Trump, President i Shba-ve.

Teksa u tregoi përkrahësve të tij për marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Trump shtoi se delegacionet që kanë një të kaluar armiqësore, u përqafuan në Dhomën Ovale.

“Kështu që u thashë ‘Dëgjoni, le të bëjmë një marrëveshje.’ Le të bëjmë një paqe ekonomike dhe paqe përfundimtare. Erdhën në zyrën time, në zyrën ovale. Ata përqafuan njëri-tjetrin dhe ishte një gjë e bukur për t’u parë. Shpëtuam shumë jetëra”.

Se a janë përqafuar njëmend me delegacionin e Serbisë, nuk e kanë komentuar nga qeveria e Kosovës.

Megjithatë këto deklarime të pasakta të presidentit Trump, për ligjëruesin e lëndës “Politika dhe Qeverisja në SHBA”, Zenun Halili po i shohin si mos informim të duhur rreth situatës në Kosovë.

“Une e shoh ma shume si problem te keshilltareve te tij qe nuk ja sqarojne mire se si eshte situate ne Kosove, natyrisht ai ne vija te trasha e di por e promovon gjate fushates per me marr poena pozitive per politiken e tij te jashtme”, ka thënë Zenun Halili, njohës i diplomacisë Amerikane dhe profesor universitar për T7.

Por sipas profesorit të Shkencave Politike, për popullin amerikan nuk janë të rëndësishme problemet jashtë vendit të tyre.

“Kom jetu atje gati 20 vite e diqka, populli Amerikan nuk është shume i interesum per problemet jashte vendit te tyre, natyrisht ata e dojne sigurine e ekonomine.”

Ndërkohë gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi publikisht nga kryeministri Hoti ta demantoi apo ta konfirmoi deklaratën e Trump rreth përqafimit me Vuçiqin në Zyrën Ovale.

Hoti nuk foli për këtë qështje, por u deklarua rreth idesë së “Lake Trump” që u propozua si emër i ri për Ujmanin.

SHPËRNDAJE