Trumpi emëron Grenellin Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

‘New York Times’ gazeta prestigjioze amerikane, ka mësuar se ambasadori amerikan dhe i dërguari Special i SHBA’së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pritej të emërohet si shef i Inteligjencës Amerikane.

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell pritej që të emërohet nga Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, si i shef të Inteligjencës Amerikane.

Trump e dëshiron Grenellin si njeri besnik në krye të monitorimit të mbi 17 agjencive të Inteligjencës së SHBA’ve, pas skandaleve dhe shkeljeve të shumta kohës së fundit..

“Presidenti Trump pritej të emëronte Richard Grenell, ambasadorin amerikan në Gjermani, të jetë drejtori i detyrës së inteligjencës kombëtare, thanë të mërkurën dy njerëz të njohur me çështjen”, thotë burimi i NYT.

Ai do të merrte përsipër detyrë nga Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si drejtori i detyrës së inteligjencës kombëtare që nga dorëheqja verën e kaluar të Dan Coats, një ish senator republikan nga Indiana.

Ndaj këtij lajmi kanë heshtur për ta komentuar edhe zyrtarët nga Shtëpia e Bardhë e as kabineti i zotit Grenell.

SHPËRNDAJE