Tuna dje festoi ditëlindjen e saj të 34-ër, sot befason me mesazhin e saj

Është njëra ndër këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar.

Altuna Sejdiu dje festoi ditëlindjen e saj të 34-të duke marrë shumë urime nga fansat dhe kolegët e saj.

Këngëtarja përpos sukseseve të vazhdueshme me muzikën e saj ajo ka qenë një emër mjaft i përfolur në media edhe për shkak të jetës së saj private.

E këngëtarja tanimë duket se ka gjetur qetësinë e saj, pasi u bë nënë e një djali që e pagëzoj me emrin Tian.

Pas festimit të ditëlindjes, Tuna sot permes një fotografie të publikuar në Instagram ka dhënë një mesazh për të gjithë.

“Në datën e lindjes time hodha shikimin prapa. Asgjë nga e kaluara nuk do t’kisha ndryshuar…. asgjë… hmmmm. gjithçka në jetë është shkollë që të formëson. Jam e lumtur me veten time sot.” : Ka shkruar këngëtarja.

SHPËRNDAJE