Tuna: Epitetin “Zogu më i mirë prej krejtve” do e mbajë mbi supe sa të jem gjallë

Tuna ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage” ku ka folur për jetën e saj private, shkruan GazetaBlic.

Ndonëse tregoi për fillimet e lidhjes me Patrisin, ajo foli edhe për epitetin “Zogu më i mirë prej krejtve”.

“Po menoj që atë epitet kom me mbajt mbi supe sa të jem gjallë. Lezetshëm po tingëllon, edhe kur plakna, kur të rrudhem, flokët më zbardhna, vyshkna prej kësaj jete, dhe të gjitha ato gjëra që i përcjell shoqëria, me të thënë dikush “Zogu më i mirë prej krejtve” është mirë”, u shpreh Tuna.

Ndryshe këngëtarja tanimë është bërë nënë e një djali të quajtur Tian./GazetaBlic

SHPËRNDAJE