Tuna Sejdi po i shijon në maksimum pushimet pa Patrisin, mahnitë me pamjet nga ishulli afrikan

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi, para pak ditësh nisi pushimet.

Ajo zgjodhi si destinacion ishullin afrikan Mauritius nga ku ka postuar foto të ndryshme në rrjete sociale.

Së fundmi, Tuna ka ndarë një video në profilin e saj të Instagramit ku tregon në mënyrë të përgjithshme, hapësirën e mrekullueshme të vendit ku po pushon, larg nga rutina e përditshme.

Kujtojmë se Tuna po i shijon këto pushime pa praninë e të shoqit, Patris Berisha, dhe për këtë u shpreh se ‘Njeriu shkon me pushime dhe vetëm.”

Pasi Patrisi të shikojë këto pamje të magjishme, e sigurt që do bëhet xheloz që nuk është aty për të shijuar pushimet bashkë me Tunën.

SHPËRNDAJE