Turisti mahnitet nga bukuritë e Rugovës: Këtu është si në Zvicër

Një turist ka ardhur që ta vizitojë Kosovën, e si shumë të tjerë, ai ka pasur fatin që t’i vizitojë bukuritë natyrore të Kosovës. E ndër to, ai ka vizituar edhe Bjeshkët e Rugovës.

Në videon të cilën e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, ai ndër tjera tregon se sa vend i bukur është Kosova dhe se në malet e Rugovës është si në malet e Zvicrës.

Ndër tjera ai ka shkruar se sa herë që vjen në Kosovë mbetet gjithmonë e më i mahnitur, e këtë për arsye të thjeshta të cilat i ka renditur.

Arsyet janë nga më të ndryshmet, ndër të janë njerëzit e dashur, ushqimi i mirë.

Ai në fund shkruan për kosovarët se “ata janë të mrekullueshëm. Shumë prej tyre flasin anglisht, janë shumë të shoqërueshëm, punojnë shumë dhe shakaxhinj… Mendoj që duhet të ketë pak gjak irlandezi këtu” shkroi ai me humor. /GazetaExpress/

SHPËRNDAJE