Turku djeg dollarët duke sharë Amerikën, reagimi i gruas së tij do të ju habis (VIDEO)

Videoja e një burri në Turqi që djegë valutat e dollarit në shenjë proteste pas rënies dramatike të Lirës turke kundrejt Dollarit amerikan dhe qortimi nga bashkëshortja e tij, ka shkuar viral, raportoi të dielën T24.


“Nëse ata kanë dollarë, ne kemi Allahun tonë,” tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një tubim të premten dhe u bëri thirrje turqve të shkëmbejnë dollarët dhe arin në Lirën turke javën e kaluar. Që atëherë, turqit kanë protestuar ndaj kursit të shkëmbimit të lire-dollari.

Burri shanë SHBA-në gjatë gjithë videos. Filmi është regjistruar nga djali i tij, i cili menjëherë thirri nënën e tij dhe thotë: “Mami, shiko, baba po djeg paratë”. Gruaja fillon të mallkojë duke thënë: “Çfarë? Çfarë po bëni, pse po i djeg dollarët? Ato ishin kursimi ynë. Zoti të vraftë ty. Unë do t’i ktheja në lira turke “.

SHPËRNDAJE