Turneu ” Adem Jashari” zhvillon edicionin e 20-të në Mitrovicë

Për herë të parë në Mitrovicë, këtë mbahet vit edicionit jubilar i turneut të boksit “Adem Jashari”.

Sot në një konferencë për mediat, Federata e Boksit e Kosovës dhe Këshilli Organizativ i kanë treguar detaje më të hollësishme se cilat shtete do të jenë të pranishëm në këtë turne të madh.

Sipas organizatorëve rrjedha e organizmit ka ecur mirë, por që problemet financiare kanë qenë ende shqetësueses.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe falënderoj të gjitha grupet qe kanë punuar qe ky turne të organizohet dhe të jetë gjithçka gati. Falënderoj po ashtu edhe komunën e Mitrovicës, për bashkëpunimin e tyre të treguar”, ka thënë presidenti

E drejtori i Ministrisë së Sportit, Ibër Alaj ka treguar se do të vazhdojnë që të i përkrahin këto turne me renome.

“Përshëndetje të nderuar media, duke e ditur që ky turne është ndërkombëtar, kështu që mbështetja e Ministrisë është e domosdoshme për Federatën e boksit si dhe promovimin e vlerave.

Po ashtu, për herë të parë vijën shtete që nuk na kanë njohur si psh Rumania, duke tejkaluar problemet politike.Prandaj do të vazhdojmë me mbështetje për federatën dhe për këtë turne.Shpresoj që fitues të jenë boksierët kosovar”, ka përfunduar Alaj.

E sekretari i Federatës së Boksit, Mehmet Bugojevci ka zbuluar se cilat skuadra do të marrin pjesë sivjet. Ai ka treguar se për herë të parë një gjyqtar nga Ruamania do të marrë pjesë në këtë turne, vend ky që nuk e ka njohur vendin tonë.

I pyetur nga arbresh.info. Pse nuk kanë ardhur boksierët e Rumanisë, vetëm gjyqtari, a ka lidhje kjo politike, Bugujevci ka zbuluar arsyejen,

“Nuk ka, sepse kemi fol me sekretarin gjeneral është edhe zyrtar në këtë turne i deleguar prej federates evropiane, tash jemi njoftuar që nuk do të vijnë për shkak se kanë turneun e tyre shtetëror të tyre. “Sivjet kemi filluar shumë herët me përgatitje, por problemi më i madh është ana financiare, dhe se nuk kemi asnjë cent ne si federatë për shkak të neglizhencës së ministrisë.

“Kroacia është ende në dyshim, jemi duke pritur përgjigjen se si do te vijnë dhe as nuk i kemi emrat e boksierëve.

Bosjna dhe Hercegovina nuk vijnë për shkak të vizave, derisa Gjermania, Çekia, Italia dhe Shqipëria do të jenë pjesëmarrëse”, ka thënë legjenda e boksit kosovar.

Në këtë tune jubliar i pranishëm do të jetë edhe legjenda e boksit, Luan Krasniqi.

SHPËRNDAJE