Turqia e detyron ambasadorin e Izraelit ti heq këpucët në aeroport

Turqia i kërkoi ambasadorit të Izraelit të largohej përkohësisht nga vendi, në shenjë proteste ndaj civilëve palestinezë të vrarë në Izrael.

E në aeroportin e Stambollit ambasadorin Eitan Na’eh e priste një përcjellje aspak e këndshme

Përpos kontrollit të rreptë, ai është detyruar të heq edhe këpucët, ndërsa duket se autoritetet turke e kishin ftuar edhe mediat në pikëkalimin ku do të kalonte ambasadori.

Momenti është kapur nga kamerat, ndërsa veprimi ka nxitur reagimin e ashpër të shtetit Izraelit.

Ministria e jashtme e Izraelit në një deklaratë tha se ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi duke shtuar se “Izraeli nuk do të tolerojë trajtim të këtillë të diplomatëve të tij”.

Ambasadori i Izraelit në aeroportin e Turqisë

Si kundërpërgjigje ndaj këtij veprimi të turqve, edhe Izraeli i lajmëroi mediat për të përcjellë largimin e ambasadorit turk Umut Deniz, i cili iu nënshtrua kontrolleve të rrepta, e poashtu u detyrua të kalonte nëpër skanerin e trupit.

E gjithë situata u krijua pasi trupat izraelite vranë 60 persona dhe plagosën qindra të tjerë, në protestën që palestinezët organizuan pranë Jerusalemit, të hënën kur ambasada amerikane u hap në këtë qytet.

Turqia fajësoi Izraelin dhe SHBA’të këto vrasje.

SHPËRNDAJE