Turqia ndërmerr masa për ta frenuar krizën financiare

Banka Qendrore e Turqisë ka thënë se është e gatshme për të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për të siguruar stabilitet financiar.Ky reagim i tyre lidhet me rënien e vlerës së lirës turke, shkruan BBC.Banka Qendrore është zotuar se do të ruajë “likuiditetin e nevojshëm të të gjitha bankave”.

Masat vijnë pasi që lira turke ka shënuar një rënie rekorde në krahasim me dollarin amerikan në mes zgjerimit të përplasjeve me SHBA-në.Tregu i letrave me vlerë pësoi rënie të hënën në Azi duke shqetësuar investitorët rreth krizës financiare në Turqi.

SHPËRNDAJE