Turqit shkelin punëtorët kosovarë, në KEDS paralajmërojnë grevë

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kryetari i sindikatës së KEDS-it Hisni Gashi një proconcim për gazeten inFokus ka berë të ditur se kjo korporatë të marten do të hyjë në grevë një ditore, ndërsa në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre është planifikuar që KEDS të realizojedhe greven e përgjithshme, në një afatë të pacaktuar.

“ Kemi berë përpjekje për marrëveshje por nuk kemi arritur, tani ka ardhur koha e fundit. Do shkojme me një grevë një ditshe dhe nëse kjo nuk është e sukseshme atëherë do të shkojmë në grevë të përgjithshme” tha Gashi

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kërkesat kryesore të puntoreve të KEDS-it sipas Gashit janë rritja e pagave të tyre si dhe respektimin e marrëveshjës kolektive.

“Dy kërkësa janë kryesore , kërkesa për marrëveshje kolektive dhe e dyta ajo e rritjës se pagave për puntoret e KEDS-it” u shpreh Gashi.

Siç ka raportuar gazeta inFokus ditë me parë, në grevën e së martës pritet të hyjnë mbi 2,000 punëtor të KEDS-it

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE