U befasua në ditën e pensionimit, profesori Milazim Krasniqi shpërthen në lot gjatë emisionit

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka qenë i ftuar sot në  emisionin Frontal Live në T7.

Ai kishte marrë ftesë dhe kishte pranuar të shkonte në emision për të analizuar situatën politike në vend, por në fakt ai nuk e dinte se ideja e kësaj ftese ishte befasia e përgatitur nga stafi i emisionit Frontal dhe Departamentit të Gazetarisë në UP.

Prezenca e tij në emision përkonte me ditëlindjen e 65’të që është edhe mosha e pensionimit.

Për Krasniqin ka qenë e papritur ajo çka iu servua në emision.

Madje në një moment ai ka filluar të qajë kur në ekran është shfaqur Memli Krasniqi të cilin nuk e kishte parë që nga koha kur ky i fundit u prek nga Covid 19.

Shikoni më poshtë videon dhe emocionet e shumta që ka sjell kjo befasi për Krasniqin.