U burgos gabimisht, lirohet pas 13 vjetësh

Një burrë që kaloi më shumë se një dekadë në burg për një vrasje që nuk e kishte bërë, është duke e paditur policinë e Kolorados, SHBA, pasi një video tronditëse u gjet në të cilën shihen detektivët duke e detyruar ta pranojë atëherë 14-vjeçarin që ta pranojë krimin që nuk e kishte bërë.

Lawrence Lorenzo Montoya, tani 31 vjeç, u bë një nga njerëzit më të rinj në historinë e Denver, Kolorado, të mbahet pa faj për më shumë se dhjetë vjet në një burg për të rritur për shkak të kinse vrasjes së një mësuesi.

Ai kaloi 13 vitet e jetës së tij prapa grilave, para se e vërteta të dilte në shesh, transmeton Gazeta Express.

Videoja ku shfaqen policët duke e marrë në pyetje djaloshin dhe duke e detyruar ta pranojë krimin është shfaqur dhe 31-vjeçari tani ka paditur policinë.

Gjatë marrjes në pyetje, 14-vjeçari nuk kishte as prindërit as avokatin me vete në dhomë. Sipas të gjitha gjasave, ai do të fitojë dëmshpërblim prej 30 milionë dollarësh, pasi paditi policinë.

SHPËRNDAJE