U dorëhoq nga AKI-ja, Maxhunit tashmë i është caktuar detyra e re

Ministria e Jashtme është duke punuar që të hapë një konsullatë në Izmir të Turqisë.

Për këtë pozitë dikush thotë se e di kush do ta drejtojë.

Ai këtë e lidh me dorëheqjen e Shpend Maxhunit nga AKI-ja.

Kujtojmë se Shpend Maxhuni ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Me këtë rast, kryeministri në largim i Kosovës, Rmush Haradinaj ka dekoruar Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut “me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut”.

Maxhuni kishte qenë Drejtor i Policisë së Kosovës para se të emërohej Drejtor i Inteligjencës.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE