U jepet lamtumira e fundit katër personave që humbën jetën në aksident

U është dhënë lamtumira e fundit katër personave që kanë humbur jetën mbrëmë në aksidentin që ndodhi në Mramor.

Haradinaj ka qenë i pranishëm në Gjilanë, ku ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe.

Ky është postimi i plotë:

Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës.

Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe. RH

SHPËRNDAJE