U kap mat me djalin e deputetit, këngëtarja jonë rrëfen lidhjen e dashurisë (Pamje)

Gjatë verës, aparatet paparaci nëpër plazhe nuk kursyen as Olta Bokën.

Një një prej plazheve të jugut, edhe këngëtarja e njohur e skenës është kapur në momente intime me partnerin e saj, i cili u mësua se është djali i deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj, Iv Rrokaj.

Edhe pse vetë këngëtarja nuk dha asnjë konfirmim për të, shpejt lajmi u konfirmua, madje më vonë u shkrua se në plane çifti kishte edhe një dasmë.(Shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

Megjithatë, këngëtarja ka zgjedhur të jetë e kursyer me jetën e saj private. Ajo nuk ka dashur asnjëherë ta zhvendosë vëmendjen nga profesioni i saj për të “fituar pikë” me lajme rozë, përkundrazi. Por edhe për të respektuar partnerin e saj, i cili nuk është pjesë e showbiz-it.

E ftuar tek Rudina, Olta nuk shpëtoi nga pyetja për jetën private. Lidhur me lajmet dhe fotot që qarkulluan vetëm pak muaj më parë në mediat rozë, Olta tha se këtë pjesë ka dashur ta ketë gjithmonë për vete.

Ndryshe Olta Boka ka sjell projektin më të ri muzikor në tregun shqiptar, “Atij/Asaj”, titullohet kënga e re e këngëtares, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

SHPËRNDAJE