U kthye nga shkolla me temperaturë, 16-vjeçari shqiptar mbetet i paralizuar për gjithë jetën

Një histori tragjike ajo e një 16-vjeçar nga fshati Kabash i Gramshit, i cili është i detyruar ta kalojë jetën në një karrocë me rrota.

Klajdi ka qenë një fëmijë si gjithë të tjerët, luante dhe shkonte në shkollë pa asnjë vështirësi, por një ditë teksa po kthehej nga shkolla ai i ka treguar nënës se ndihej i pafuqishëm dhe kishte temperaturë të lartë.

Por prindërit menduan se do të ishte diçka e lehtë dhe ai i kaloi disa ditë i sëmurë në shtëpi.

Kur e panë që temperatura nuk po i kalonte prindërit e dërguan në spital, por me sa duket për Klajdin ishte shumë vonë pasi ai kishte mbetur i paralizuar.

Tashmë ai e kalon ditën në shtëpinë e tij në fshat mes pyllit, ndërsa në dorë mban një foto të cilën e ka kujtim nga klasa e parë.

16-vjeçari ka treguar se e ka ëndërr të bëhet një ditë mësues dhe t’u shërbejë fëmijëve në zonat e thella si fshati i tij.

Nëna e djalit tregon se është shumë e vështirë për të që të përballojë shpenzimet pasi ata mbahen me 26 mijë lekë të reja që i biri merr nga kempi.

Frika më e madhe e saj është që djali tjetër mund të ketë të njëjtin fat si i vëllai.

Sipas mjekeve 6-vjeçari mund të këtë të njëjtën fatkeqësi si vëllai i tij kur të mbushe 8 vjeç, shkruan Balkanweb. Një paralize mund t’i lërë atë për gjithë jetën në një karrige me rrota. Nëna dhe babai bëjnë apel që dikush ta vendosë dorën në zemër dhe ta ndihmojë këtë familje me sa të mundet.

SHPËRNDAJE