U mbyll se i mbyti njerëzit me kamata, por punëtorët e “Monego” protestojnë kundër vendimit të BQK

Punëtorët e institucionit jobankar dhe financiar, “Monego”, kanë protestuar kundër vendimit për mbyllje të këtij institucioni, raporton Veriu.info

Ata kanë protestuar para institucionit të Bankës Qëndrore të Kosovës duke kërkuar që Monegos t’i kthehet licenca.

Punëtorët e këtij institucioni kanë protestuar me pankarta në të cilat shkruante: “Duart larg nga Monego”, “Na ktheni vendet e punës”, “Na riktheni licencën”, “Atë që nuk na ofroi shteti na ofroi Monego”.

Ndryshe, kujtojmë se të premten BQK mori vendim për heqjen e licencës për “Monego” dhe “Iute Credit”, për arsye se këto institucione kishin keqpërdorur normën e interesit duke ngarkuar kreditorët me përqindje shumë më të lartë të interesit se ç’është e lejuar. /Veriu.info

SHPËRNDAJE