U munguan disa centë për të paguar taksinë, dy vajzat mbetën të habitura me reagimin e vozitësit

Sophie Heath dhe Yeva Wilcox, të dyja 18-vjeçare, kanë përjetuar një situatë sa qesharake po aq edhe të komplikuar.

Bëhet fjalë për dy vajzat të cilat derisa po udhëtonin me një taksi, në përfundim të rrugëtimit, kur kanë dashur të bëjnë pagesën, u kanë munguar pak para.

Siç shkruajnë mediat britanike, atyre u kanë munguar 0,7 euro, për të paguar shërbimin e taksisë prej 7,7 funte.

Shoferi i taksisë, i frustruar madje i ka kërcënuar se do t’i dërgonte në polici.

Gjithsesi, edhe pse nuk i ka dërguar në polici, ai i ka lënë ato rreth 20 minuta larg shtëpisë së tyre./InfoKosova/

Shiko Videon KËTU

SHPËRNDAJE