‘U përçan’, por çfarë thotë Vetëvendosje për këtë …

Gurë e shishe me ngjyrë të kuqe ishin hedhur në drejtim të objektit të Qeverisë, në marshin kur u shënua 1-vjetori i vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

Por, siç nuk kishte ndodhur ndonjë herë, Lëvizja Vetëvendosje, ishte distancuar nga këto veprime, raporton KTV.

“Lëvizja Vetëvendosje distancohet nga ngjyra e hedhur drejt ndërtesës së Qeverisë. Këto veprime nuk kanë qenë pjesë e agjendës organizative dhe janë njëkohësisht të papranueshme”, thuhej në fund të komunikatës së dërguar më 5 nëntor.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

Ky paragraf kishte nxitur reagime të disa prej aktivistëve të kësaj partie, që shfaqnin ndasitë brenda, për të cilat deputetja Aida Dërguti, i konfirmoi si një problem që ka më se një vit, me të cilin ballafaqohen.

E përderisa kanë heshtur në zyrën për media dhe nuk kanë dashur të flasin për zhvillimet brenda, edhe një mbledhje të Kryesisë të paraparë për këtë të shtunë, e kanë shtyrë.

Por, deputetë e zyrtarë të kësaj partie, kanë shkruar në facebook për situatën e krijuar.

Deputeti Xhelal Sveçla dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë, Boiken Abazi, pas letrës publike të Aida Dërgutit, kanë shkruar për shantazhin që, sipas tyre, është bërë për të parandaluar kandidimin e Albin Kurtit për kryetar partie.

E, derisa sekretari organizativ i Lëvizjes, Ismail Kurteshi, ka shprehur besimin se problemet e brendshme do të tejkalohen përmes organeve të partisë, deputetë të tjerë kanë dalë në mbrojtje Aida Dërgutit.

Deputetët Fisnik Ismaili e Shqipe Pantina, janë shprehur kundër linçimit të saj, e ngjashëm ka bërë edhe deputeti Faton Topalli.

Ky i fundit ka shtuar se ka nevojë që të diskutohen çështje si vendimmarrja, demokracia e brendshme dhe format e kundërshtimit politik.

Të papranueshëm e ka quajtur mesazhin e Dërgutit kolegia e saj Albulena Haxhiu, por edhe të gabuar rrjedhjen e komunikimeve në publik, por ka theksuar janë përballur edhe me momente më të vështira që i kanë tejkaluar.

KTV-ja e koha.net, raportuan për mesazhin e Aida Dërgutit, ku fyente Kurtin, për të cilin më pas kërkoi falje, por duke shtuar se tash e një kohë, në këtë parti është synuar degradimi publik e eliminimi politik i njerëzve të caktuar.

SHPËRNDAJE