U përfol se është në lidhje me Robert Berishën, reagon për herë të parë modelja italiane

Robert Berisha ka qenë në qendër të vëmendjes pasi është përfolur se ka nisur një lidhje me modelen italiane, Maria Bove. Gjithçka nisi pas disa postimeve që modelja bëri në rrjete sociale, që i tregonin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Për më tepër, Maria postoi dhe një video duke u puthur në buzë me Robertin, duke i shtuar dhe më shumë thashethemet. Por ndërsa u raportua se mes tyre nuk ka asgjë, ka qenë vetë modelja që i ka shuar këto zëra.

Ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku është pyetur dhe nëse ka nisur një romancë me Robertin.  “Isha e sigurt se kjo ishte pyetja e parë. Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”, është përgjigjur modelja italiane.