U përurua Libri i bardhë me rëndësi universale (FOTO)

U përurua libri monografik “Arsimi në Strofc dhe në fshatrat përreth tij” i historianit Habib Mustafa.

Libri flet për punën kalitëse të periudhës shtatëdhjetëvjeçare të shkollës “Liria” të Strofcit, për punonjësit arsimorë përgjithësisht dhe për emrat më të njohur të fshatrave të Qyçavicës, trasnmeton portali Veriu.info.

Recensentë të librit janë: Bedri Tahiri, Izet Miftari, Mentor Hasani dhe Ardian Jashari. Redaktor dhe korrektor i librit është Mentor Hajrizi. Libri u përurua në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri. Në këtë përurim libri para shumë dashamirëve të librit u shfaq edhe një prodhim audio-vizual, të cilin e realizoi me shumë përkushtim “ART Media” nga Vushtrria.

Libri “Arsimi në Strofc dhe në fshatrat përreth tij” është libri i dytë i autorit. Habib Mustafa librin e parë e botoi në vitin 2014, me titullin: “Strofci gjatë historisë”. /Veriu.info/