U shpall i zhdukur, zbardhen detaje të reja për të riun nga Mitrovica

I riu nga nga Mitrovica, që u shpall i zhdukur, është kthyer tek familjarë t e tij.

Azem Isufi 21-vjeç që vjen nga Mitrovica, para tri javësh është larguar nga shtëpia dhe pavarësisht që i kishte thënë nënës së tij se do të kthehet ai nuk është lajmëruar më. Deri mbrëmë 21-vjeçari u konsiderua si person i zhdukur. Policia ka konfirmuar se ai mbrëmë i është kthyer familjes dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Hall të njëjtë me një person të zhdukur ka edhe familja Rrahmani nga Begraca e Kaçanikut. Që disa ditë Gjelane Rrahmani 34-vjeç, po kërkohet nga familjarët e saj.

Familjarët e të riut nga Mitrovica deklaruan dje për T7 se djali i tyre nuk ka pasur konflikt me askënd dhe nuk kishin ndonjë vend të dyshuar se ku mund të ndodhet ai.

Avni Zahiti nga policia rajonale e Mitrovicës ka konfirmuar se tashmë i riu është kthyer në shtëpinë e tij.

“Po e kanë gjetë dje dhe e kanë sjell, ai është gjetë shëndosh e mirë pa ndonjë gjurmë diçka”, tha Zahtiti.

Por, informatë të re Policia nuk ka për vendndodhjen e Gjejlanes. Kërkimet për gjetjen e saj janë duke vazhduar.

“Rasti është duke u hetuar, momentalisht nuk ka asgjë të re”, tha Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt.

Vëllai i Gjejlanes ka treguar se për herë të fundit kur motra e tij është larguar nga shtëpia ka pasur të veshur një pallto ngjyrë kafe dhe ka thënë se Gjejlanja ka edhe probleme mendore.

SHPËRNDAJE