U shtrua vitin e kaluar, por kjo rrugë në Prishtinë është bërë copë-copë

Një nga investimet më të mëdha të pas luftës në vendin tonë, ka qenë pikërisht infrastuktura rrugore.

Thuajse të gjitha fshatrat tashmë janë bërë më asfalt, e janë dhënë miliona tendera për autostrada.

Por, shpesh cilësia e këtyre autostradave e rrugëve është vënë në dyshim.

E një, një nga rrugët që u shtrua pikërisht vitin e kaluar, është edhe ajo Matiqan – Butovc- Kolovicë.

Por, siç po shihni nga këto fotografi, pa u bërë një vit, asfalti është shkatërruar, madje thuajse është bërë krejtësisht i pakalueshëm.