UEFA bën renditjen e re: 20 klubet më të mira në Evropë

MADRID, SPAIN - MAY 01: Real madrid players celebrate as they reach the final after the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

UEFA ka publikuar renditjen e re pas ndeshjeve gjysmëfinale, Real Madridi vazhdon të vlerësohet si klubi më i mirë në Evropë.

UEFA ka publikuar ranglistën e re të klubeve pas ndeshjeve gjysmëfinale ku tashmë janë mësuar edhe finalistët për sezonin 2017/18.

Kampioni në fuqi, Real Madridi, vazhdon të jetë në vend të parë, që ndiqet nga Atletico Madridi (ekipet nga Madridi arritën në finale të Champions League, respektivisht Europa League), transmeton Gazeta Express.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Me kalimin në Finale, Atletico, që ndante vendin e dytë me Bayern Munich, tani e ka lënë klubin gjerman në pozitën e tretë, që u eliminua nga Reali në gjysmëfinale.

Top pesëshja plotësohet me Barcelonën e Juventusin.

Renditja e UEFA-s bëhet në bazë të paraqitjeve të klubeve në pesë vitet e fundit.

SHPËRNDAJE