UEFA demanton Agim Ademin, nuk komenton vendimin e Gjykatës

Federata e Futbollit të Kosovës, dje përmes një komunikate të postuar në faqen e vet, deklaroi se Kryetari Agim Ademi ka marrë përkrahje nga UEFA.  Në foton ilustruese Kryetari Ademi shihej vetëm me sekretarin Eroll Salihun, dhe asnjë zyrtarë të shtëpisë së futbollit.

FaktePlus ka dërguar pyetje në UEFA dhe FIFA, dhe është interesuar të dijë për çfarë përkrahje bëhet fjalë por,  e vetmja përgjigje që ata kanë për pyetjet tona është se nuk komentojnë rastin e Agim Ademit, dhe për tepër në asnjë rresht  nuk përmendet fjala përkrahje.

SHPËRNDAJE