UEFA skualifikon “Arenën Kombëtare” në Tiranë për mbajtjen e UEFA Super Cup (Foto)

Gjatë ditë së djeshme, shtëpia kryesore e futbollit evropian, UEFA, bëri të ditur një listë të stadiumeve, ku do të mbahen disa prej finaleve të sezoneve të ardhme në garat e saj.

Kandidatë për ndeshjen e EUFA Super Cup për sezonin 2019/20, ishte edhe stadiumi “Arena Kombëtare” në Tiranë të Shqipërisë, por për shkak se stadiumi në fjalë ende nuk është futur në fazën e ndërtimit, edhe pse punët po vazhdojnë dalëngadalë.

Për këtë arsye, UEFA ka skualifikuar “Arenën Kombëtare” për mbajtjen e UEFA Super Cup për 2019/20 dhe në vend të Tiranës ka zgjedhur Portugalinë, më saktësisht “Estadio Dragao” në Porto.

Ndërsa, përveç kësaj kupe, UEFA ka përzgjedhur edhe stadiumin “Olympic Ataturk” për finalen e Champions League për sezonin 2019/20, ndërsa paraprakisht finalja e sezonit të ardhshëm 2018/19 ishte zgjedhur të luhej në “Wanda Metropolitano” në Madrid.

Finalja e Europa League për sezonin 2019/20 është përcaktuar të luhet në stadiumin “Gdansk” të Polonisë, kurse ai i sezonit të radhës 2018/19 në “Baku Olympic Stadium” në Azerbajxhan. /Insporti.com

Estadio Dragao, Porto

Olympic Ataturk, Stamboll

Gdansk Arena, Poloni

Arena Kombëtare, Tiranë

SHPËRNDAJE