Ujë e verë, Kurti në takim tri orësh me Bashën

Mbrëmjen e sotme kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar me liderin demokrat Lulzim Bashën.

Të dy kanë drekuar së bashku për plot 3 orë, në prani të ish-deputetëve dhe të gazetarëve.

Mësohet se biseda mes tyre është përqëndruar tek sfidat e Kosovës pas zhvillimit të zgjedhjeve.

Takimi me Bashën vjen pas takimit më herët me kryeministrin Rama, të cilin e vizitoi në Kryeministri për plot 5 orë, dhe atij me presidentin Meta.

SHPËRNDAJE