Ujësjellësi “Mitrovica” kërkon nga BE ta mbështetë projektin për energjinë diellore

Në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme që Bashkimi Evripian ka dhenë për zhvillimin e Kompanisë të ujësjellësit rajonal “Mitrovica”, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Sunjog në takim me drejtorin e kësaj ndërmarrjeje Sami Miftari, ka shprehur inetersimin për të mbështetur një projekt ambicioz të KUR “Mitrovica”, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Në këtë takim, drejtori i Ndërmarrjes së ujësjellësit, Miftari tha se i ka prezantuar shefit të BE-së në Kosovë një projekt për vendosjen e paneleve solare për energji elektrike për nevoja të fabrikës në Shipol të Mitrovicës, por edhe stacioneve të shumta të pompimit që ka ndërmarrja e ujësjellësit në gjithë regjionin e Mitrovicës ku ofron shërbimet e saja.

Përveç shpenzimit të energjisë së pastër nga energjia solare, ky projekt i KUR Mitrovica do të bënte edhe zvogëlimin e shpenzimeve operative të ndërmarrjes së ujësjellësit e cila shfrytëzon shumë energji elektrike.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kryeshefi Miftari, thotë se përfaqësuesi i BE-së ka shprehur interesim për të gjetur mbështetje për projektin e energjisë nga panelet diellore për nevoja të ujësjellësit.

Në këtë fabrikë mjaftë moderne BE ka investuar mbi 10 milion Euro, investim ky i cili ishte kryer në vitin 2015. /Veriu.info/