Ujmani merret nën kontroll nga policia e Kosovës, por ata po i ndihmon edhe…

Para pak minutash u raportua se Policia e Kosovës ka marrë nën kontrollë liqenin e Ujmanit, duke kontrolluar Qendrën për Ekologji, Zhvillim dhe Sport, që gjendet afër Ujmanit.

Mirëpo, Policia kosovare nuk është e vetme në komunat veriore, pasi aty janë edhe marinsat amerikanë.

Metro ka konfirmuar nga burime brenda Policisë së Kosovës se Policia e Kosovës është në koordinim me KFOR’in amerikan, të cilët po sigurojnë veriun.

Siç mësohet, policët kosovarë me motoskafe janë futur në Ujman dhe po kontrollojnë vijën kufitare me Serbinë në Ujman.

Sipas informacione policia ka arrestuar disa zyrtarë të Ujmanit, por qeveria e Serbisë thotë t’u ketë kërkuar qytetarëve në veri qe të jenë të qetë, pasi situatën është duke e përcjell ministria e jashtme e Serbisë. /gazetametro. net

SHPËRNDAJE