Ukraina drejt njohjes së Kosovës?

Zv.ministri i jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar, në një interviste në RTV Ora, paralajmëroi një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës nga Kievi zyrtar.

Sipas diplomatit ukrianas, nuk duhet të bëhen paralelizime mes Kosovës dhe Krimesë pasi sipas tij, janë dy gjëra krejt të ndryshme nga njëra-tjetra.

“Tradicionalisht, ne kemi qënë të vendosur për sovranitetin territorial të vendit. Ky është një parim i yni. Por, për ne nuk ka një paralele mes dy rasteve. Kjo për shkak se rasti i Kosovës është diçka dhe ai i Krimesë është diçka tjetër.

Në rastin e Kosovës, kemi një vend që është njohur nga një numër i caktuar shtetesh dhe në rastin e Krimesë, flitet për një territor që është marrë me forcë nga Rusia. Pra nuk është një çështje e thjeshtë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE