Ulja e rrogave, ja shifra e çmendur që do humbasë Ronaldo

Tashmë ulja e rrogave të Serisë A pritet të hyjë në fuqi, me klubet që kanë dorëzuar kërkesën për të shkurtuar pagat e futbollistëve me sezonin e ndërprerë prej emergjencës së Koronavirusit.

Këtyre shkurtimeve nuk u shpëton as Kristiano Ronaldo, i cili pritet të humbasë 9 milionë euro. Sot do të mbahet një takim jozyrtar për të përcaktuar përqindjen e shkurtimit të pagave për futbollistët.

Pronarët e klubeve kanë menduar një ulje prej 20-30% në pagat e secilit lojtar. Ylli portugez i Juventusit, i cili është edhe lojtari më i paguar i Serisë A, përfiton një pagë neto prej 31 milionë eurosh dhe do të penalizohej me 9 milionë në rastin më të keq.

SHPËRNDAJE