Unazë diamanti 9 mln euro e tortë me 8 kate, miliarderi martohet me modelen e njohur (Foto)

Dasmat jane nje moment kur te pasurit “e leshojne doren”. Një nga oligarkët më të njohur në Rusi, Aleksei Shapovalov u martua në një ceremoni luksoze në Moskë me modelen 27-vjeçare, Ksenia Tsaritsina.

Mediat ruse e quajtën “dasma e vitit” ceremoninë që u shoqërua me një tortë gjigande me 8 kate.

Nusja, që në fakt bashkëjeton me biznesmenin rus prej 5 vitesh, mori si dhuratë një unazë me diamant 70 karat që vlerësohet 9 milionë euro. Çifti ka 2 fëmijë.

SHPËRNDAJE