Universiteti i Mitrovicës punëson anëtarin e PDK-së, pasi që një njeri tjetër i kësaj partie doli në pension

Shpallja e konkurseve në insistucionet publike të Kosovës në kohë të zgjedhjeve ka qenë dukur e shpeshtë, dhe e tillë ishte edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Shfrytëzimi i pushtetit nga partitë e qeverisë së kaluar, konkretisht partive të PAN-it, ka rezultuar me hapje të konkurseve të shumta në shumicën e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve arsimore universitare, për të rehatuar militantë partiakë e familjarë, fillimisht për të siguruar përkrahje elektorale në zgjedhje, e më pastaj pas humbjes së zgjedhjeve nga këto parti kjo është parë si mundësi për rehatim të njerëzve të tyre në këto vende pune.

Universiteti i Mitrovicës kishte shpallur një konkurs për pranimin e punëtorëve të rinj në kohë fushate e që pastaj u pezullua pas përfundimit të zgjedhjeve, doli që ishte riaktivizuar heshtur për të pranuar militantë partiakë dhe familjarë të njerëzve të fuqishëm të PDK-së.

Duke shfrytëzuar mungesën e Qeverisë dhe menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë Kurti, kishin dalur emrat të pranuarve, që dolën të jenê anëtarë dhe të afërm më njerëz të PDK-së.

Një pozitë në Universitetin e Mitrovicës e ka siguruar edhe anëtari i PDK-së, Elvis Feka, i cili nga rezultatet e publikuara shihet se ka siguruar pozitën e Zyrtarit të Lartë për Sigurim të Cilësisë.

Këtë pozitë Feka e ka siguruar pasi që personi që mbante atë më parë ka dalur në pension.

Bëhet fjalë për Riza Hazirin, anëtarin e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili mbeti pa punë kur PDK humbi zgjedhjet lokale në Mitrovicë në vitin 2013 për të shkuar në një opozitë të gjatë.

Pak kohë më pas Haziri ishte rehatuar në UMIB si zyrtar i Lartë për Sigurim të Cilësisë, pasi që më parë mbante pozitën e nënkryetarit të komunës kur kjo e fundit udhëhiqej nga partia e tij.

PDK nuk e ka lëshuar rastin që këtë pozitë ta siguroj për njërin nga anëtarët e tij, Elvis Fekën, i cili më parë kishte punuar si asistent administrativ i Avni Kastratit kur ai mbante pozitën e zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë.

Përveç Fekës, Veriu.info mëson së PDK ka rehatuar edhe shumë anëtarë tjerë të partisë dhe familjarë të tyre në Universitetin e Mitrovicës.

Kjo nuk është dukuri e re, pasi që veriu.info në vazhdimësi ka raportuar për kapjen e këtij universiteti nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes rektorit Alush Musaj, i cili është cilësuar si një shkatërrues i këtij insitutcioni arsimor.

Musaj ishte kujdesur edhe në të kaluarën që të sigurojë pozitë administrative e të stafit arsimor për njerëz të PDK-së, familjarë të tyre e njerëz të afërm më të.

Madje një pozitë të tillë Musaj kishte lënë edhe për gruan e presidentit Thaçi, Lumnije Thaçi./Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE