UNMIK’u reagon pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave veriore

Shefi i Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka shprehur shqetësimin lidhur me dorëheqjet e shpallura nga kryetarët e katër komunave veriore.

Sa iu përket tarifave ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja, Tanin ritheksoi se “veprimet e tilla paraqesin shkelje të qartë të marrëveshjes CEFTA dhe duhet të tërhiqen”, thuhet në një njoftim të UNMIK-ut.

Ai u ka bërë thirrje udhëheqësve nga të gjitha palët të demonstrojnë përmbajtje më të madhe dhe t’i shmangen çfarëdo provokimi tjetër që rrezikon normalizimin e raporteve dhe rritjen e tensioneve.

SHPËRNDAJE